INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kafe IN/Mjeku Pëllumb Pipero për ligjin e barnave! Po nuk ndryshoi, ilaçe të skaduara do ketë vazhdimisht[VIDEO]

Publikuar më: 14:14 28-12-2018

Problemet me ilaçet e skaduara në spitale nuk do të marrin fund. Shkak sipas ekspertëve të shëndetësisë është ligji i prokurimeve. Nga Kafe IN mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero thotë se nëse ligji nuk ndryshon çdo vit me mijëra medikamente do hidhen në koshin e mbeturinave, pasi sqaron ai nuk mund të planifikohen njëherë në vit sëmundjet dhe numri i pacientëve. Ai kritikon dhe mënyrën se si zhvillohen tenderat e barnave.

“Për fatin e keq jemi i vetmi vend në Europë, që planifikojmë llojet e sëmundjeve dhe blejmë medikamente. Në magazinë të kemi paratë dhe të blejmë ilaçe sa here, që kemi nevojë. Ne vazhdojmë dhe bëjmë tendera në Ministri. Kjo është e gabuar,” tha mjeku Pipero.
Mjeku Pipero gjatë bisedës paralajmëron dhe një tjetër eksod të mjekëve dhe kërkon që ky fenomen të korrigjohet.
“Kemi një kombinim të lakmueshëm brezash në Infektiv. Disa kolegë kanë shkuar në Amerikë dhe në Gjermani. Po kemi dhe kolegë të rinj, që po përgatiten të shkojnë në Gjermani. Ky është një fakt me të cilin po përballemi, por duhet korrigjuar nëse duam t'i mbajmë këtu,” tha Pipero në Kafe IN.

Article Logic
Execution time: 0.0038399696350098