INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndryshimet në qeveri, cilët janë ministrat e rinj [PROFILE]

Ndryshimet në qeveri, cilët janë ministrat e rinj [PROFILE]

Publikuar më: 14:18 28-12-2018

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar këtë të premte emrat e rinj të kabinetit qeverisë ku mes të cilëve spikatin shumë figura të reja të padëgjuara për publikun.

Në Ministrinë e Arsimit, në vend të minsitres Lindita Nikolla u emërua Besa Shahini.

Shahini është nga Kosova dhe ka mbajtur më përpara postin e zv/ministres së Arsimit. Ajo u emërua në këtë post në shtator të 2017.

Por një tjetër emër i ri do të jetë ai i Gent Cakajt, i cili ka marrë postin e ministrit të Jashtëm dhe po ashtu si Shahini është nga Kosova.

Cakaj aktualisht ka rolin e zv/ministrit të Jashtëm ndërsa gjatë qeverisjes Rama ka shërbyer edhe si këshilltar i diplomacisë i kryeministrit.

Ndërsa Financat do të drejtohen nga Anila Denaj, e cila prej shtatorit 2018 ka mbajtur detyrën e Drejtoreshës së Përgjithshme të Fondit Shëndetësor.

Denaj përpara se të emërohej drejtoreshë ka qene edhe anëtare e bordit të Fondit Shëndetësor.

Belinda Balluku do të drejtojë Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Përpara se të emërohej nga kryeministri në këtë post, Balluku ka drejtuar Drejtorinë e Albkontroll.

Ndërkohë krahas emrave të sipërpërmendur, një emër tjetër i ri është dhe ai i arkitektes Elva Margaritit që do të drejtojë Ministrinë e Kulturës.

Në qeveri rikthehen edhe ish ministra si Blendi Çuçi i cili do të drejtojë Ministrinë e Bujqësisë dhe Eduard Shalsi që do të jetë ministër IiSipërmarrjes

Ndërsa krahas këtyre emrave, kryeministri ka njoftuar rikrijimin e minsitrisë së Marrëdhënieve me Parlamentin, e cila do të drejtohet nga Elisa Spiropali.

Ndërsa Erion Braçe do të jetë zvkryeministër.

Article Logic
Execution time: 0.0037329196929932