INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gwyneth Paltrow fajëson veten, rrëfen pse dështuan romancat me Brad Pitt, Ben Affleck dhe Chris Martin! [FOTO]

Gwyneth Paltrow fajëson veten, rrëfen pse dështuan romancat me Brad Pitt, Ben Affleck dhe Chris Martin! [FOTO]

Publikuar më: 10:25 31-08-2017

Aktorja hollivudiane ka kaluar jetë sentimentale shumë interesante, të mbushur me romanca publike si ato me Brad Pitt, Ben Affleck dhe Chris Martin.

Gwyneth Paltrow rrallëherë flet për marrëdhëniet e saj, por dje vendosi që të hidhte pak dritë në errësirë ndërkohë që bisedonte me Sophia Amoruso për podcast-in e saj, Girlboss Radio. Fituesja e çmimit Oscar tregoi se ishte faji i saj, pasi ishte ajo që “kishte dreqosur kaq shumë marrëdhënie”. “Unë jam një mikeshë shumë e mirë, një motër e mirë, një vajzë dhe mama e mirë, por jam shumë e ndjeshme dhe e dreqosur kur vjen puna për romancat”. Duhet guxim për ta pranuar edhe këtë.  Kujtojmë se ajo ka qenë fillimisht e lidhur me Brad Pitt në vitet 1996-1997, me Ben Affleck nga 1997 në vitin 2000 dhe së fundmi është martuar me Chris Martin në vitin 2003, nga i cili u nda në vitin 2014.

gwy1.jpg

gwy2.jpg

gwy3.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0023908615112305