INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edhe pak dhe e ardhmja e Shqipërisë do të jetë në dorë të grave! Mësoni arsyet...

Edhe pak dhe e ardhmja e Shqipërisë do të jetë në dorë të grave! Mësoni arsyet...

Publikuar më: 13:10 17-05-2019

Barazia gjinore në Shqipëri ka qënë një sfidë në dekadën e fundit. Vetëm në disa sektorë gratë dhe burra kanë mundur të jenë në nivele të barabarta. Po së shpejti nuk do kemi nevojë që kuotat gjinore t’i detyrojnë ligjet, pasi nëse i referohemi të dhënave të INSTAT të ardhmen e Shqipërisë në dorë do ta kenë gratë dhe vajzat. 

Këtë e tregojnë pikë së pari diplomat e arsimit të lartë. Gratë do të dominojnë në disa sektorë, ku spikatin ato të shëndetësisë, arsimit, shkencave sociale dhe gazetarisë. Madje dhe sektorë që deri pak kohë më parë zgjidheshin nga meshkujt së fundmi kanë më shumë epërsi femrat, siç janë ato të ekonomisë apo drejtësisë. Më konkretisht në shëndetësi së bashku me arsimin, raporti femra meshkuj është 79% me 78% në favor të grave. Po kështu dhe në shkencat sociale, gazetari dhe informacion, raporti është shumë i ndjeshëm 70% me 30%.
Edhe tek shkencat ekonomike, të administrimit por edhe ligjit, favorizohen gratë me 61% përkundrejt 39%. Sipas studimit meshkujt janë në avantazh ndaj grave vetëm në bujqësi, inxhinieri, shërbime dhe teknologji informacioni.
Pra me shumë të ngjarë drejtimin e sektorëve kryesorë në vendin tonë do ta marrin në dorë gratë.

Article Logic
Execution time: 0.0038788318634033