INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dua Lipa nuk njeh limite, pas klikimeve të panumërta vazhdojnë sukseset me “New Rules” [FOTO]

Dua Lipa nuk njeh limite, pas klikimeve të panumërta vazhdojnë sukseset me “New Rules” [FOTO]

Publikuar më: 13:51 14-08-2017

Është zyrtare, artistja e talentuar me origjinë shqiptare padyshim që ka vendosur rregulla të reja.

Ajo po vazhdon të ketë sukses me këngën e saj të re që e publikoi vetëm 1 muaj më parë. Përtej klikimeve të shumta, plot 96 milionë në vetëm 5 javë ajo po dominon edhe në klasifikimet e ndryshme. “New Rules” është renditur e para në listën e këngëve më të dëgjuara në Spotify në Britaninë e Madhe. Ishte vetë Dua që e bëri publik lajmin nëpërmjet një postimi në Instagram. Duket se kjo vajzë realisht nuk njeh limite dhe me të gjitha gjasat do jetë “the next big thing” në muzikën botërore.

dli.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0040998458862305