INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Do ndeshet kundër Milanit, trajneri: Me aq sa merr Higuain, ekipi ka buxhetin vjetor

Do ndeshet kundër Milanit, trajneri: Me aq sa merr Higuain, ekipi ka buxhetin vjetor

Publikuar më: 17:11 18-09-2018

Ekipi nga Luksemburgu, Dudelange, ka bërë histori këtë sezon, duke shkuar në grupet e Europa League. Gjatë rrugës ka eliminuar edhe Dritën e Kosovës, ndërsa të enjten ndeshet me Milanin në ndeshjen e parë në grup.

Trajneri i Dudelange, Dino Topmoler, duke folur për ndeshjen me Milanin, ka theksuar se e rëndësishme për skuadrën e tij është që ka ardhur deri këtu, pasi ajo paguhet për gjithë vitin sa paguhet një muaj Higuain:

“Me aq sa paguhet për një muaj Gonzalo Higuain ne mund të paguajmë një vit gjithë Dudelangen”, – thotë duke qeshur trajneri Topmoler, i cili ka pasur një karrierë të pasur si futbollist, me Manchester City dhe në Bundesligë.

37-vjeçari gjerman, djali i ish-trajnerit të famshëm, Klaus Topmoler, që prej viti 2016 drejton Dudelange, që për herë të parë luan në grupet e Europa League. “Për ne është hera e parë dhe do të jetë bukur të luajmë ndaj Milanit, që është një nga skuadrat e mia të preferuara.

Article Logic
Execution time: 0.0038070678710938