INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Cicërima e luftës…para raketave, Trump i shpall luftë Rusisë, ja si përgjigjet Moska

Cicërima e luftës…para raketave, Trump i shpall luftë Rusisë, ja si përgjigjet Moska

Publikuar më: 14:39 11-04-2018

Vetëm me një cicërim në rrjetin social Twitter, presidenti i SHBA-së Donald Trump duket se i shpall luftë Rusisë dhe shkak është situata në Siri.

‘Rusia zotohet të godasë cdo raketë në Siri, bëhu gati Rusi sepse raketat po vijnë, ato janë të reja, të këndshme dhe  të zgjuara më shumë se kurrë. Ju nuk duhet të jeni partner me një kafshë që vret me sulm kimik njerëzit e tij dhe kënaqet me këtë akt’ ishte ky reagimi i kreut të Shtëpisë së Bardhë duke iu referuar presidentit të Sirisë, Bashar-al-Assad.

Duke sfiduar hapur Rusinë, Trump tregon se Perëndimi me në krye SHBA-të është gati t’i kundërpërgjigjet me sulme raketore, atij që OKB e cilësoi si një nga sulmet më të rënda kimike në vendin e prekur nga lufta.

Me deklarata të tilla duket se i jepet “dritë jeshile” sulmeve ajrore mbi Sirinë dhe “i shpall luftë” Rusisë, e cila ka deklaruar se do të shkatërrojë çdo raketë të Perëndimit që synon shtetin e drejtuar nga Assad.

E pikërisht pas postimit të Trump nuk ka vonuar edhe përgjigjia e Moskës e cila është shprehur se raketat inteligjente SHBA duhet ti përdorë kundër terroristëve jo kundër një qeverie të ligjshme sic është ajo e Sirisë.

Sulmi me armë kimike i tri ditëve më parë ne Siri në rajonin e Douma ka hapur një spirale të re lufte në Lindjen e Mesme ndërsa Perëndimi duket se nuk do të qëndrojë duarkryq.

Donald Trump, Emanuel Macron dhe Theresa May duket se janë në një mendje dhe do të urdhërojnë nisjen e një ofensive ushtarake në Siri gjatë dy ditëve në vijim, ndërsa thirrja për kujdes të shtuar kryesisht në Mesdhe, po përhapet në mediat ndërkombëtare.

Edhe Agjencia Evropiane e Sigurisë së Aviacionit (EASA) ka lëshuar një alarm për rrugët ajrore në Mesdheun Lindor duke paralamëruar që të kihet kujdes.

Article Logic
Execution time: 0.0038528442382812