INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë ka mes tyre? Miliarderi iranian e ka harruar Morena Tarakun, tani shfaqet duke bërë qejf me modelen seksi SHQIPTARE [VIDEO]

Çfarë ka mes tyre? Miliarderi iranian e ka harruar Morena Tarakun, tani shfaqet duke bërë qejf me modelen seksi SHQIPTARE [VIDEO]

Publikuar më: 17:11 11-05-2019

Sasha Sobhani është bërë një emër shumë i njohur në mediat rozë shqiptare, kjo për shkak të lidhjes me këngëtaren e njohur Morena Taraku. Të gjithë e mbajmë mend romancën e tyre, e cila nuk u mbyll edhe aq mirë fillimisht pasi ata nuk i kursyen ofendimet ndaj njëri-tjetrit, por më pas kuptuam që Morena dhe miliarderi Iranian kanë mbetur shokë, pasi ai e uroi për ditëlindje bukuroshen shqiptare.

Pas ndarjes nga Morena, kemi vënë re që Sasha ka një marrëdhënie të mirë me modelen e njohur, Vildane Zeneli, me të cilën jo vetëm ka shkëmbyer komente, por edhe e ka publikuar në instastoryn e tij ku ka pyetur fansat se sa “zjarr” është.

E siç duket, Sasha dhe Vildane e kanë kaluar në shoqërinë e njëri-tjetrit pasditen e djeshme. Është miliarderi Iranian ai i cili ka publikuar një video nga makina e tij dhe ka etiketuar Vildanen, ndërsa kjo e fundit ka publikuar një tjetër video, por nga e njejta makinë dhe në sfond dëgjohet e njejta muzike.

Vildane from Vimeointv.al on Vimeo.

Article Logic
Execution time: 0.0041818618774414