INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Majlinda Zeka publikon foton e ëmbël të djalit të saj Roan, Majk nuk përmbahet dhe i lë këtë koment! [FOTO]

Majlinda Zeka publikon foton e ëmbël të djalit të saj Roan, Majk nuk përmbahet dhe i lë këtë koment! [FOTO]

Publikuar më: 17:35 11-05-2019

Majlinda Zeka, e cila u bë e njohur nga lidhja me reperin Majk, tashmë ka treguar se ka vazhduar jetën dhe ka hedhur historinë e tyre pas krahëve.

Pavarësisht se u ndanë para se djali i tyre të vinte në jetë, Roani do të jetë gjithmonë ai që do të krijojë një lidhje mes babit dhe mamit të tij. Madje para pak ditësh fotoja e Majk që postoi Majlinda, bëri xhiron e rrjetit. Mirëpo siç dihet, bukuroshja menaxhon dhe faqen e djalit të saj në Instagram aty ku publikon shpesh foto të vogëlushit dhe foto e fundit është me të vërtetë e bukur.

Roan shfaqet i veshur me rroba verore, të shkurtra dhe një këmishë me lule e sigurisht që i ati i tij, Majk si ka rezistuar dot dhe ka bërë komentin që do kishim bërë të gjithë, pikërisht disa emoji zemra. Edhe pse faqja menaxhohet nga Majlinda, Majk nuk tregohet aspak krenar dhe bën shumë mirë që i shpreh dashurinë djalit të tij edhe në rrjetet sociale. Ky koment u pëlqye shumë nga fansat e reperit dhe jo vetëm.

zeka.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0035440921783447