INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bleona Qereti ia doli, mori vëmendjen e të gjitha mediave botërore me (zh)veshjen e saj, ja çfarë shkruajnë! [FOTO]

Bleona Qereti ia doli, mori vëmendjen e të gjitha mediave botërore me (zh)veshjen e saj, ja çfarë shkruajnë! [FOTO]

Publikuar më: 22:51 05-03-2018

​ Kjo nuk është hera e parë që Bleona komentohet në mediat botërore rozë për veshjen e saj.

Pas përfundimit të eventit më të rëndësishëm të ndarejs së çmimeve Oscar 2018, në tapetin e kuq parakaluan vipat ku u organizua një ‘afterparty’ i organizuar nga Vanity Fair në Los Angeles.

Ajo që la gojëhapur të gjithë ishte parakalimi i Bleona Qeretit, e cila dhe këtë herë tërhoqi vëmendjen me një veshje të ekzagjeruar ku ka treguar shumë lëkurë. Bleona ka parakaluar në tapetin e kuq me një veshje rrjete, me gjoks jashtë, por me thithka të mbuluara.

Mediat botërore, si Daily Mail, Ekspress.UK ku nuk kanë nguruar që t’i dedikojnë një shkrim këngëtares, duke e etiketuar si “shqiptarja e paturpshme”.

“Party i Vanity Fair u “trondit” kur një aktore (ata nuk e dinë që Bleona është këngëtare) parakaloi në tapetin e kuq, pothuajse e zhveshur, pa sutjena duke ekspozuar gjoksin e saj. Ceremonia e ndarjes së çmimeve në Hollyëood arriti të shmangte skandale të tilla, por party i Vanity Fair, jo. Një nga mysafiret e pranishme kishte zgjedhur një veshje që i linte shumë pak vend imagjinatës”, shkruan Ekspress.uk.

“Çdo yll konkurron për vëmendje në tapetin e kuq në natën më të nxehtë në kalendarin e Hollivudit. Edhe këngëtarja shqiptare Bleona Qereti ishte përpjekur që të tërhiqte vëmendjen e paparacëve teksa parakaloi në tapetin e kuq në party-in e organizuar nga Vanity Fair të dielën mbrëma. 38-vjeçarja nuk i la shumë vend imagjinatës, teksa kishte zgjedhur një fustan tërësish të dukshëm që nxirrte në pah asetet e saj”, shkruan DailyMail.

Ndërkohë që Metro.co.uk shkruan që këngëtarja jo e njohur shqiptar vodhi shfaqjen në tapetin e kuq të Vanity Fair me veshjen e saj.

bley.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0043981075286865