INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Basha: Të hiqet tarifa e 'Rrugës së Kombit'. Lironi protestuesit, arrestoni dhunesit!

Basha: Të hiqet tarifa e 'Rrugës së Kombit'. Lironi protestuesit, arrestoni dhunesit!

Publikuar më: 14:43 01-04-2018

Kryetari i Opozitës Lulzim Basha bën thirrje për heqjen e tarifës së “Rrugës së Kombit” ndërsa akuzon Ramën se po kërkon të zhvasë qytetarët. Lideri i PD-së bën gjithashtu thirrje për lirimin e protestuesëve. “Dënoj ashpërsisht arrestimet në mes të natës të qytetarëve dhe dërgimin e tyre në Tiranë, të gjitha të kryera në shkelje të të drejtave të tyre themelore. Veprimet e prokurorisë dhe të policisë janë të urdhëruara politikisht nga Edi Rama. Arrestimet nuk janë bërë për drejtësi, por për t’u hakmarrë, për të frikësuar dhe shantazhuar popullsinë e Kukësit dhe të Kosovës. Dënoj ashpër poshtërimin publik, fyerjet dhe përçmimin që Edi Rama po u bën qytetarëve të Kukësit dhe të Kosovës të cilët protestojnë kundër grabitjes së dyfishtë që u bëhet dhe për të drejtat e tyre”-shkruan Basha në facebook. Ai vijon më tej se qyetarët me të drejtë protestojnë kundër një tarife që I varfëron. “Policia dhe prokuroria janë të dorëzuara para trafikantëve të drogës dhe krimit të organizuar por po keqpërdoren kundër qytetarëve që protestojnë kundër një tarife korruptive që i grabit, varfëron dhe i izolon për të pasuruar Edi Ramën dhe bandën e tij. Tarifa e Rrugës së Kombit ka vetëm një qëllim: të grabisë qytetarët për të pasuruar Edi Ramën, i cili shpërdoron dhe vjedh 200 milionë euro taksë qarkullimi cdo vit për mirëmbajtjen”- deklaron kryeopozitari ndërsa shton se kryeministri duhet të përgjigjet se ku shkojnë fondet për mirëmbajtjen e rrugëve që vilen nga taksat e shqiptarëve. “Edi Rama duhet të japë llogari se pse i shpërdoron dhe nuk i përdor këto fonde për mirëmbajtjen e rrugëve. Vjedhja dhe shpërdorimi i fondit 200 milionë euro është arsyeja pse Rama vendosi tarifën nga 5 në 32 Euro në Rrugën e Kombit. Do të mjaftonte një e dhjeta e këtij fondi për këtë mirëmbajtje. Rama zhvat qytetarët me tarifën e Rrugës së Kombit për të mbuluar vjedhjen e fondit 200 milionë euro në vit. Tarifa e Rrugës së Kombit duhet të hiqet. Protestuesit e arrestuar në mes të natës duhet të lirohen. Dhunuesit e tyre duhet të ndëshkohen. Partia Demokratike mbështet qytetarët dhe të drejtat e tyre dhe do jetë me ta në çdo moment”-thotë Basha.

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0012590885162354
    array(1) { ["section"]=> string(85) "basha-te-hiqet-tarifa-e-rruges-se-kombit-lironi-protestuesit-arrestoni-dhunesit-54246" }