INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Atentati në Durrës/ Njihuni me krimet e Edison Harizajt, nga vrasja e gjyqtarit Konomi deri tek zhdukja e...

Atentati në Durrës/ Njihuni me krimet e Edison Harizajt, nga vrasja e gjyqtarit Konomi deri tek zhdukja e...

Publikuar më: 12:03 07-11-2018

Qyteti i Durrësit u trondit mbrëmjen e djeshme nga një vrasje mafioze ku mbeti i vdekur Edison Harizaj dhe u plagos Genci Caci.

Viktima dhe i plagosuri u gjetën brenda një makine tip Audi në zonën e plazhit. Pak minuta më vonë, u gjet dhe një makinë e djegur në varrezat e Shën Vlashit, për të cilën autoritetet besojnë se ka lidhje me ngjarjen.

Harizaj, i cili ishte edhe miku i Emiljano Shullazit u ekzekutua në lagjen 13 të Vlorës, teksa ai dhe shoku i tij Caca po udhëtonin nga Tirana në drejtim të Vlorës.

Emri i 39 vjeçarit Edison Harizaj nuk është i panjohur për policinë. Ai dyshohet se ka kryer një sërë krimesh, përfshi dhe ekzekutimin e gjyqtarit Skerdilajd Konomi.

avokati.jpg

Avokati Skerdilajd Konomi

Harizaj akuzohet edhe për zhdukjen e Albano Xhaferrit, disa kohë më parë në Vlorë.

 

Vrasja e djeshme

Burimet mediatike bëjnë me dije po ashtu se ka dyshime që autorët e krimit të mbrëmshëm dhe viktimat njiheshin mes tyre, për shkak se makina me të cilën udhëtonin Harizaj dhe Caca ka devijuar rrugën në afërsi të rrugës së Plazhit në Durrës.

Autorët e kanë mirëmenduar skenën, pasi kanë zgjedhur që ta kryejnë atentatin në një zonë të plazhit, qe devijon nga rruga kryesore dhe qe është totalisht me mungesë në ndriçim.
Janë sekuestruar telefonat e dy personave që udhëtonin me audin për të identifikuar ndonjë provë të mundshme nga tabulatet telefonike.

Pra, devijimi nga rruga kryesore ngre dyshimet qe autorët dhe viktimat të kenë komunikuar paraprakisht me njëri-tjetrin.

Harizaj, njihej ndryshe dhe me nofkën Edi faqedjeguri, për shkak të një njolle që kishte në fytyrën e tij. Ai ka qenë pronar i një kompleksi banimi në qytetin e Vlorës, ndërsa dyshohet se ka qenë i përfshirë në disa ngjarje kriminale në qytetin bregdetar.

Article Logic
Execution time: 0.0037989616394043