INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pagat e ulëta, debat i fortë Braçe-Ahmetaj në Komision

Pagat e ulëta, debat i fortë Braçe-Ahmetaj në Komision

Publikuar më: 13:07 07-11-2018
Kryetari i Komisionit të Eknomisë, Erjon Braçe e konsideroi ligjin e tatimit mbi të ardhurat të vjetëruar, duke propozuar rritjen e fashës së qytetarëve që përfshihen tek kategoria e pagave të ulëta. Sipas propozimit të Komisionit të Ekonomisë qytetarët me pagë deri në 40 mijë lekë duhet të përjashtohen nga tatimi. Por kjo kërkesë nxiti debat me ministrin e Financave, Arben Ahmetaj. 
“Ligji mbi tatimin mbi të ardhurat është i vjetër. Duhet një ligj të ri për tatimin mbi të ardhurat për taksimin në mënyrë progresive” , tha Braçe.
“Do qendroj kundër zgjerimit të fashës së përjashtuar. Do të jem deri në fund kundër në parim dhe në teknikalitet. Pastaj vendos Parlamenti se unë kam detyrë të bëj këtë që bëj se kuptohet se çdo relaksim në njëra anë ka efekt të borxhi dhe deficiti’, replikoi Ahmetaj.
 
Matja e pabarazisë ishte një tjetër pikë për të cilën replikuan Braçe me Ahmetajn. “Duhet të fillojmë të mendojmë për pabarazinë. Favoret fiskale ndikojnë edhe tek pabarazia. Nëse do të vazhdojmë të merrmi me numra do të ndodh që kryeministri të shkoj nga një familje në tjetër për të nxjerr në pah varfërinë”, tha Braçe.
“Klasa e mesme është zgjeruar”, replikoi Ahmetaj, ndërsa theksoi disa të dhëna. 
 
 
Article Logic
Execution time: 0.004000186920166