INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Puna e ëndrrave, 100 $ në orë për të luajtur me qentë

Puna e ëndrrave, 100 $ në orë për të luajtur me qentë

Publikuar më: 13:10 07-11-2018

Një punë ëndrrash për të gjithë ata që dashurojnë qentë.

Do të paguheni 100$ në orë vetëm për të luajtur me qentë.

Propozimi është bërë nga restoranti Mutts Canine Cantina në Teksas.
Por ku konsiston puna juaj?

Shumë e thjeshtë: ndërsa klientët e restorantit janë në darkë, ju duhet të argëtoni qentë e konsumatorëve dhe të kujdesen për ata.

Restoranti është një ambient shumë miqësor për qentë.

Gjithashtu restoranti posedon një bar dhe park për qentë.

Njoftimi është bërë nga Mutts Canine Cantina në Instagram, ku mori me mijëra klikime dhe komente.

“Na tregoni aftësitë tuaja në kujdesin ndaj kafshëve! – shkruan – Posto një foto ose një video deri më 12 nëntor që të na tregoni se çfarë mund të bëni, tagging @muttscantina dhe duke përdorur hashtag #muttspuptern dhe ju do të keni mundësi të bëheni Pupterni ynë, me një pagë prej 100 dollarësh në orë për t’u kujdesur për kafshët në vendin tonë të ri “, shkruhet në njoftimin e bërë në Instagram.

Article Logic
Execution time: 0.0038421154022217