INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Atentati në Durrës, çfarë rrëfejnë banorët dhe pistat e policisë

Atentati në Durrës, çfarë rrëfejnë banorët dhe pistat e policisë

Publikuar më: 11:30 07-11-2018

Atentati ku mbeti i vdekur mesnatën e djeshme Edison Harizaj dhe u plagos rëndë miku i tij Genci Caci trondiit qytetin e Durrësit dhe qytetarët që banojnë në zonën e plazhit, të njohur si “Rruga e Çamëve” .

Ata rrëfejnë për mediat se iu duk sikur po shpërthenin minat.

“Ishte zhurmë shumë trishtuese, sepse nuk dëgjohen zhurma të atilla. Mendova se po shpërthenin mina. Fëmija dhe gruaja u trembën shumë”, është shprehur një prej banorëve për mediat.

Ndërkohë hetimet e policisë janë shtrirë në tre qytete, Tiranë, Durrës dhe Vlorë me pistë kryesore vrasjen për hakmarrje, pasi Harizaj njihej si gjobëvënës, vrasës dhe trafikant droge.

Mbi 10 persona janë të shoqëruar nga policia pas vrasjes së mikut të Emiljano Shullazit. Policia gjithashtu po këqyr kamerat e sigurisë së disa hoteleve për të parë lëvizjet e autorëve por edhe momentin kur ata kanë djegur automjetin e vjedhur tip “Benz” në Shënvlash.

Article Logic
Execution time: 0.0034570693969727