INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
8 vite pa babain, Beatrix Ramosaj përlot me dedikimin e saj: Do doja të ishe këtu... [FOTO]

8 vite pa babain, Beatrix Ramosaj përlot me dedikimin e saj: Do doja të ishe këtu... [FOTO]

Publikuar më: 13:17 03-06-2019

Beatrix Ramosaj është një ndër këngëtaret më të talentuara dhe të dashura për publikun shqiptar dhe kosovar.

Ajo është shumë aktive në llogaritë e saj sociale duke ndarë me ndjekësit foto dhe video të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Gjatë muajve të fundit, ajo ka qenë shpesh në vëmendjen e mediave roze, një herë për sherrin mes kushërirës së saj Anxhelina Hadergjonaj dhe një herë për një lidhje që mund të kishte mes saj dhe reperit të njohur Escobar.

Së fundmi, ajo ka postuar në Instastory, foto dhe video të ndryshme të babait të ndjerë të saj e cila është bërë nostalgjike dhe ka ndarë me të gjithë disa kujtime pikëlluese.

Janë disa momente familjare nga viti 1995, në të cilat babai i saj shihet duke festuar dhe në një tjetër duke drejtuar makinën.

“Më mungon vërtet babi. Do të doja të ishe këtu”- ka shkruar këngëtarja bashkangjitur njërës prej postimeve.

Më pas Beatrix ka publikuar edhe një foto të portretit familjar, ku të katërt duken shumë të lumtur përkrah njëri-tjetrit.

Të dy ia dolën të jenë të sukseshmë në karrierën e tyre artistike dhe tashmë jetojnë në SHBA së bashku me nënën e tyre.

5cf4fc81b1ca3b1.jpg

5cf4fc8933e60Screenshot_19.jpg

5cf4fc304c583Screenshot_16.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033068656921387