INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E bënë të lidhur me reperin e njohur SHQIPTAR, Beatrix Ramosaj shuan të gjitha dyshimet me këtë reagim! [FOTO]

E bënë të lidhur me reperin e njohur SHQIPTAR, Beatrix Ramosaj shuan të gjitha dyshimet me këtë reagim! [FOTO]

Publikuar më: 22:55 09-03-2019

Para pak muajsh në mediat rozë mori dhenë lajmi që Beatrix Ramosaj dhe reperi i njohur shqiptar që jeton në Londër, Escobars ishin në një lidhje. Shkak për këto thashetheme u bë fakti se Escobars kishte postuar disa story në profilin e tij në Instagram ku shihej në shoqërinë e këngëtares bukuroshe dhe kaq u desh që lajmi të merrte dhenë.

Mirëpo të dy artistët reaguan pas këtyre lajmeve duke i mohuar kategorikisht dhe Beatrixi u shpreh se ata janë miq.

Këtë e konfirmon edhe postimi i fundit i Beatrixit e cila e ka mohuar të jetë në një lidhje dhe premton se nëse kjo ndodh do e tregojë vetë publikisht.

"Si me gjeten nje te dashur e pastaj me ndane. Prej kohesh e kam pasur te panevojshem te mendoj per dashurine, pasi pseudo gazetart cdo muaj me gjejne te dashur te ri. Nje here eshte nje shok i imi e nje here eshte nje i panjohur per mua. Do doja shume te isha mirenjohese per mundin tuaj por jo. Realisht eshte e panevojshme e gjithe kjo. Nese Beatrix nje dite do te jete ne nje mardhenie dashurie ju premtoj qe do ua thote vete te gjitheve”, ka shkruar Beatrix ndër të tjera.

dedikim.jpg

Article Logic
Execution time: 0.002720832824707