INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
3 ditë përpara zgjedhjeve në PD, Basha e Selami përballje në Tiranë

3 ditë përpara zgjedhjeve në PD, Basha e Selami përballje në Tiranë

Publikuar më: 16:20 19-07-2017

Përballja e fundit mes dy rivalëve për kreun e PD Basha e Selami është mbajtur në tiranë. Për Lulzim Bashën PD edhe pse humbëse duket se ka dalë nga zgjedhjet e 25 me një tjetër fitore.

Lulzim Basha:
“Ne kemi dalë me të vërtetë një forcë morale e pa cënuar nga zgjedhjet. Përkundrazi e kemi lartësuar edhe më shumë kuotën morale, pikërisht sepse nuk u futëm në lojën e pisët të shit-blerjes së qytetarëve , e dinjitetit të tyre”.
Ndërsa Eduard Selami i ka kujtuar statutin Lulzim Bashës, kur tha se pas humbjes ka vetëm një akt nga kreu i partisë.
Eduard Selami:
“Ju garantoj se së bashku vijmë në pushtet shumë shpejt, aq i sigurtë jam për këtë sa kam prezantuar një nen në statut, kur kryetari humbet zgjedhjet e përgjithshme, të largohet”.
Ndërsa Basha vë theksin tek roli i çdo demokrati për të ardhur në pushtet, Eduard Selami ka një tjetër qasje.
Lulzim Basha:
“Ne do të vlerësojmë kontributin e çdo demokrati, sepse që këtej e tutje, ky nuk do të jetë thjesht një rekomandim por një vendimmarrje me një anëtar një votë e anëtarësisë së Partisë Demokratike, për deputetët dhe për gjithë funksionet e tjera të zgjedhura”.
Eduard Selami:
“Por nëse e humbasim sërish dhe një rast të tillë dhe e shikojmë shkakun nga dritarja tek kundërshtari, kam frikë se gjërat mund të mos përmirësohen, prandaj hajde të shikojmë ku kemi gabuar. Ta kthejmë forcën tonë politike ku gjithkush ndjehet i vlerësuar, dhe të ketë mundësi që në bazë të aftësive dhe kontributeve të përparoje”.

Article Logic
Execution time: 0.0041439533233643