INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zyrtarizohet data e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë

Zyrtarizohet data e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë

Publikuar më: 16:30 26-08-2019

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë do të mbahen 6 tetor. Kjo datë është dekretuar prej Presidentit të Kosovës. Thaçi ka vendosur që, në përputhje me afatet kushtetuese e ligjore të shpallë zgjedhjet e parakohshme më 6 tetor.

“Duke u bazuar nё pёrgjegjёsitё kushtetuese dhe ligjore, presidenti Thaçi ka marrё vendim që zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës sё Kosovës tё mbahen mё 06 tetor 2019”, thuhet në dekret.
“Udhëzohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës sё Kosovës t’i ndërmerr tё gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës sё Kosovës, nё përputhje me kёtё vendim dhe legjislacionin nё fuqi”, thuhet nё vendimin e presidentit Thaçi.
Parlamenti i Kosovës u shpërnda në datë 22 gusht me 88 vota pro, 1 kundër dhe dy abstenime.

kosoveeee_6_tetor.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037679672241211