INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kajmaku reagon pas akuzave të PD: Kam punuar për të nxjerrë bukën e gojës

Kajmaku reagon pas akuzave të PD: Kam punuar për të nxjerrë bukën e gojës

Publikuar më: 17:05 26-08-2019

Kryetari i ri i Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku ka reaguar pas akuzave të PD-së se, ai është i dënuar për vepra të rënda penale në Greqi.

Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Kajmaku thotë se si shumë emigrantë shqiptarë të cilët kanë bërë punë nga më të vështirat në Greqi është detyruar të ndërrojë edhe emrin .

“Unë nuk jam marrë kurrë me trafiqe dhe krime. Kam qenë dhe jam punëtor e familjar. Kam punuar për të nxjerrë bukën e gojës në Shqipëri e në emigracion dhe emrin e kam ndryshuar si të gjithë shqiptarët, që të më jepej mundësia të rrija atje dhe punoja.Partia Demokratike po merret me limona dhe me mandarina emigrantësh shqiptarë, të cilët halli i ka shtyrë të punojnë në një vend të huaj! Ata bëjnë sikur nuk e dinë se çfarë kanë hequr shqiptarët për të mbijetuar me emra e me mbiemra nga më të ndryshmit në Greqi.

Në fakt PD është limoni i shtrydhur që s’i duhet më asnjeriu. Le ta thonë autoritetet fjalën e tyre dhe të na falin qytetarët për këtë shqetësim!, shkruan ndër të tjera Kajmaku në reagimin e tij.

Article Logic
Execution time: 0.003633975982666