INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aplikimi për në universitet, ja kur dalin përgjigjet zyrtare

Aplikimi për në universitet, ja kur dalin përgjigjet zyrtare

Publikuar më: 19:18 26-08-2019

Prej 1 shtatorit, rreth 23 mijë maturantë që aplikuan në universitetet publike e private gjatë raundit të parë, do të kenë mundësinë të verifikojnë nëse janë shpallur fitues në degët e parapëlqyera.

Aktualisht vetë ekspertët në universitete po procesojnë të dhënat e çdo maturanti për të vijuar më tej me rankimin e tyre në bazë të pikëve të grumbulluara për çdo program studimi. Kreu i Rrjetit Akademik Shqiptar, Arjan Xhelaj tregon procedurën që duhet të ndjekin maturantët gjatë 7 fazave 48 orëshe.

Ashtu si vitin e kaluar, maturantët kanë të drejtë të çregjistrohen nga një program studimi dhe të rifuten sërish në garë për raundin e dytë të aplikimeve në universitete. Ata duhet të bëjnë kujdes dhe të kontrollojnë vazhdimisht lëvizjen e vijës së kuqe në listat paraprake të fituesve.

Kreu i RASH thotë se shkencat ekonomike, ato mjekësore dhe teknologjia e informacionit janë ndër programet më të parapëlqyera të maturantëve, ndërkohë që një interes të lartë ka pasur edhe për degët e mësuesisë. Mundësinë e studimit në universitete do ta kenë edhe nxënësit me mesatare nën 6.5 të cilët mund të garojnë për degët dyvjeçare me karakter profesional.

Procesi i regjistrimit do të fillojë ditën e hënë më datë 2 shtator. Nga ora 8 maturantët do të paraqiten pranë fakultetit ku ka fituar degën e studimit me dokumentet që janë të shprehura në urdhërin e ministrit; kartë identiteti dhe fotokopjen e dokumenteve të tjera.

Në rast se nuk regjistrohet e humb të drejtën e regjistrimit dhe vijon garën në programet e tjera të studimit, ku ai ka shprehur preferencën tjetër.

Article Logic
Execution time: 0.004019021987915