INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Xhakarta, jo më kryeqyteti i Indonezisë…

Xhakarta, jo më kryeqyteti i Indonezisë…

Publikuar më: 16:28 26-08-2019

Nëse do t’ju pyesin cili është kryeqyteti i Indonezisë, bëni kujdes nuk do të jetë më Xhakarta.

Presidenti indonezian Joko Widodo bëri me dije se kryeqyteti i Indonezisë do të zhvendoset në provincën Kalimantani Lindor në ishullin Borneo.

Kryeqyteti aktual, Xhakarta, i cili ka mbi dhjetë milionë banorë, ndodhet në tokë moçalore.

Pjesë të qytetit po fundosen deri në 25 centimetra në vit dhe gati gjysma e tij tani është nën nivelin e detit.

Emri i kryeqytetit të ri të planifikuar nuk është bërë i ditur ende.

Është thënë se ai do të shtrihet në dy rajone relativisht të pazhvilluara, Kutai Kertanegara dhe Penajam Paser Utara.

Article Logic
Execution time: 0.0044620037078857