INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zyrtarizohen shtetet pjesëmarrëse në Eurovision 2017: Kosova përsëri jashtë!

Zyrtarizohen shtetet pjesëmarrëse në Eurovision 2017: Kosova përsëri jashtë!

Publikuar më: 11:45 31-10-2016

Një numër rekord prej 43 vendesh do të marrin pjesë në Eurovisin Song Contest 2017, por asnjëra prej tyre nuk është Kosova.

Një vend nuk i është rezervuar shtetit më të ri europian, i cili është lënë përsëri jashtë listës zyrtare. Kjo mësohet nga faqja zyrtare e Eurovision, e cila ka shpallur listën e plotë të shteteve që do të konkurrojnë në festivalin më të rëndësishëm europian të këngës, i cili këtë vit do të zhvillohet në Kiev, Ukrainë. Pavarësisht përpjekjeve këmbëngulëse të Radio Televizionit Kosovar, Eurovision duket se thjesht nuk ka dëgjuar nga ai vesh duke e lënë përgjigjen negative. Ndërkohë Australia konkurron për të disatin vit, ndërsa organizatorët kërkojnë me këmbëngulje pjesëmarrjen e Amerikës dhe Kinës. Të gjitha këto vende që nuk janë fare europiane, por në bazë të rregullores mund të marrin pjesë me ftesë të veçantë. Puna për përfshirjen e Amerikës u dallua veçanërisht vjet kur i ftuar special i skenës ishte Justin Timberlake.  Por Kosova mbetet sërish jashtë, duke e kthyer Eurovisionin kështu ndoshta një ndër eventet e vetme që e injorojnë Kosovën në mënyrë të frikshme. Kjo është lista e plotë e shteteve konkurruese:

  • Albania
  • Armenia
  • Australia
  • Austria
  • Azerbaijan
  • Belarus
  • Belgium
  • Bulgaria
  • Croatia
  • Cyprus
  • Czech Republic
  • Denmark
  • Estonia
  • Finland
  • France
  • Germany
  • Georgia
  • Greece
  • Hungary
  • Iceland
  • Ireland
  • Israel
  • Italy
  • Latvia
  • Lithuania
  • F. Y. R. Macedonia
  • Malta
  • Moldova
  • Montenegro
  • The Netherlands
  • Norway
  • Poland
  • Portugal
  • Romania
  • Russia
  • San Marino
  • Serbia
  • Slovenia
  • Spain
  • Sweden
  • Switzerland
  • Ukraine
  • United Kingdom
Article Logic
Execution time: 0.0033400058746338