INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja kush janë shtetet fituese për në finale, Lindita Halimi kthehet me krenari në Shqipëri [FOTO]

Ja kush janë shtetet fituese për në finale, Lindita Halimi kthehet me krenari në Shqipëri [FOTO]

Publikuar më: 00:05 10-05-2017

Lindita Halimi ka përfaqësuar vendin me një performancë dinjitoze më këngën ‘World’.

Interpretimi i Lindës ishte shumë potent, shoqëruar me skenografinë e veçantë. Por gjithçka ka përfunduar vetëm me performancën e gjysmë finales ëndrra shqiptare e Eurosongut, duhet thënë se Lindita shkëlqeu dhe duhet të ndihet krenare për performancën që dha në gjysmë-finalen e parë edhe pse nuk shkoi në finale. Të gjithë shpresonim se me Linditën, Shqipëria do arrinte në finale, por “Eurovision”-i nuk mendoi kështu,shkruan intv.al

Kënga përfaqësuese me Lindita Halimin nuk mundi të përzgjidhej ndër dhjetë shtetet fituese për të shkuar në natën finale. U përzgjodhën këto dhjetë shtete:

Moldavia,

Azerbajxhan,

Greqia,

Suedia,

Portugalia,

Polonia,

Armenia,

Australia,

Qipro,

Belgjika./intv.al/

renditja.png

Article Logic
Execution time: 0.0034170150756836