INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zyrtarizimi i De Ligt tek Juventus punë ditësh, Barcelona në garë deri në momentin e fundit

Zyrtarizimi i De Ligt tek Juventus punë ditësh, Barcelona në garë deri në momentin e fundit

Publikuar më: 17:32 15-07-2019

De Ligt padyshim ka qenë një nga talentet më të kërkuara të kësaj vere. Në Torino flitet se gjithçka është mbyllur mes mbrojtësit dhe Juventus, ndërsa këto ditë pritet zyrtarizimi dhe kryerja e testeve mjekësore. Publike janë bërë edhe shifrat e këtij transferimi. Bardhezinjtë do të paguajnë 70 milionë euro në drejtim të Ajax-it dhe 12 milionë euro rrogë për De Ligt.

Juventusi ishte në garë të vazhdueshme me Barcelonën pasi drejtuesit e klubi “blaugrana” besuan deri në fund se mund të bindin 19-vjeçarin. “Mundo Deportivo” shkruan se presidenti i Barçës, Josep Maria Bartomeu kishte programuar edhe një vizitë në Amsterdam për të takuar personalisht De Ligt.Mirëpo shifrat e transfertës bënë presidentin të tërhiqej nga kjo garë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0031909942626953