INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zyrtarët e Kosovës 'mundin' serbët në SHBA, nxehet Daçiç: Prishtina po turpëron veten në Nju Jork

Zyrtarët e Kosovës 'mundin' serbët në SHBA, nxehet Daçiç: Prishtina po turpëron veten në Nju Jork

Publikuar më: 15:50 27-09-2018

Serbia nuk po lë gur pa lëvizur që shtetet e tjera të mos njohin Kosovën. Madje zyrtarët e saj kanë pohuar vet se do të përpiqen me çdo kusht që Kosova të mos njihet nga më shumë vende. Dhe është pikërisht ministri i punëve të jashtme të Serbisë Ivica Daçiç ai që po përdor sulme ndaj zyrtarëve të Kosovës dhe një gjuhë aspak etike. Mesa duket fakti se Prishtina ka dërguar 41 përfaqësues në Nju Jork, ndërsa delegacioni serb, i kryesuar nga kryeministrja Ana Brnabic, ka "nëntë apo dhjetë" anëtarë e ka nxitur keq kreun e diplomacisë serbe. Daçiç ka shkuar më tej duke u shprehur për mediet se Kosova po turpëron veten në Nju Jork. Ai është shprehur se delegacioni i Prishtinës nuk ishte ftuar zyrtarisht dhe se përfaqësuesit e saj "nuk mund të hyjnë në sallën ku mbahen takimet, por qëndrojnë në korridore".

Gjithmonë sipas Daçiç “të martën ka pasur një siklet të madh kur kryeministri maroken ishte ulur dhe ata iu afruan atij, duke shkruar më pas në tweet-er kishin diskutuar vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Marokun. Më pas kreu diplomatik i Serbisë tregoi ‘pa u ndier në siklet fare’ se kishte thirrur palën marokene për ti kërkuar llogari. "Ata u tronditën, shkruan një mohim, dua të them, çdo gjë që ata (Prishtina) bën është një turp," tha Daçiç para medieve. Ministri deklaron se në të ardhmen më shumë vende mund të tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës ose të njoftojnë se ata kurrë nuk e kanë bërë këtë.

Article Logic
Execution time: 0.0035941600799561