INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Krahu i djathtë i Merkel: Ndarja e Kosovës do të thotë luftë!

Krahu i djathtë i Merkel: Ndarja e Kosovës do të thotë luftë!

Publikuar më: 16:58 27-09-2018

Nëse ka ndarje të Kosovës, do të ketë luftë! Ky është një paralajmërim i Gjermanisë dhe Angela Merkelit e thënë nga njeriu që konsiderohet dora e djathtë e kancelares, Norbert Roetgen.
Sipas portali serb “Srbija danas” ky është një sesazh i qartë i dërguar Beogradit e Prishtinës, por sigurisht dhe Donald Trumpit dhe administratës së tij në Uashington, ku fjalë për fjalë është shkruar në një raport konfidencial që në Këshillin Evropian për Marrëdhënie me Jashtë e ka prezantuar Roetgen, një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Merkelit dhe kreu i Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit gjerman. Dokumentin, përmbajtja e të cilit është bërë publike, ai e ka përpiluar së bashku me Robert Cooper, një ish-mbikëqyrës në dialogun teknik autoriteteve të Serbisë dhe të Kosovës. Raporti thuhet se ka tre faqe, ku përmendet drejtpërdrejt një konflikt i mundshëm i armatosur.
“Ndryshimi i kufijve në Kosovë me siguri nuk do të kalojë pa dhunë, ajo nuk mund të kryhet në mënyrë të qetë, dhe do të çojë në emigrimin e serbëve ky është vetëm një nga citatet e raportit të përpiluar nga Roetgen dhe Kooper.
Por ndërsa ky raport flet për luftë nëse do të ketë ndryshim kufijsh, edhe Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj më herët ka thënë të njëjtën gjë, e duke shpresuar vetëm te një zgjidhje me dialog.
“Përpara liderëve të rajonit dhe atyre nga vendet europiane theksova se Kosova, si faktor paqeje e stabiliteti dhe e angazhuar për fqinjësi të mirë, është jetësisht e interesuar ta arrijë në afat optimal marrëveshjen ligjërisht obligative me shtetin serb, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe të përmbyllë të gjitha reformat në vend”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Article Logic
Execution time: 0.0037398338317871