INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Opozita largohet nga mbledhja e Këshillit Bashkiak. Veliaj: Ju vajti ora e drekës [VIDEO]

Opozita largohet nga mbledhja e Këshillit Bashkiak. Veliaj: Ju vajti ora e drekës [VIDEO]

Publikuar më: 17:11 27-09-2018

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka ironizuar përfaqësuesit e opozitës që braktisën mbledhjen e Këshillit Bashkiak, kur po nisnin të diskutoheshin disa tema të rëndësishme. Opozita është larguar me argumentin se në axhendë nuk është përfshirë çështja e teatrit, kur është më e nxehta e momentit.

Këshilltarët e opozitës Mateo Spaho dhe Erisa Xhixho e LSI-së kërkuan të firmosej një peticion për ti kërkuar Kuvendit kthimin e ligjshmërisë që të vendosi Këshilli mbi projektin e Teatrit.
 ''Të gjithë së bashku ti bëjmë një peticion parlamentit ti kthejë pushtetin këshillit bashkiak, sepse ligji Fusha është antikushtetues, dhe na ka marrë të gjithëve ne të drejtën për të vendosur për truallin e Teatrit'' tha Spaho.

''Në një çështje kaq sensitive, anashkalohemi dhe jemi në një situatë antikushtetuese. Kur u votua rendi i ditës, Opozita bojkotoi mbledhjen e këshillit bashkiak'' tha Xhixho.

Po Veliaj kur ata ikën nga salla tha se që në fillim vetë i kanë bërë bisht këtij diskutimi.

‘’Pse ikën PD dhe LSI në ekskursion ditët e parlamentit, kur mbi trupat e tyre do të kalonte ligji i teatrit, pse ikën?! Sigurisht se trupi i tyre ka më shumë nevojë për peshk dhe verë sesa për tu shkelur nga ligjvënësit që duan të bëjnë teatër. Ju vajti vonë për drekë këtyre. ’’

Veliaj ka sfiduar dhe opozitën në zgjedhjet e ardhshme.
‘’Do shkojnë të telendisur në zgjedhje këta. Ne po futemi në peridhë elektorale, por ne jemi me kokën lart.’’

Veliaj po ashtu foli dhe për temën që po bën shumë jehonë këtë javë. Fëmijët në disa linja urbanësh paguajnë biletë dhe sipas tij fajin e ka Lulzim Basha, pasi vendimi është i kohës kur udhëhiqte PD-ja.
Për herë të parë sipas Veliaj, Tirana do të ketë dhe një terminal autobusësh që do të ngrihet në pjesën hyrëse të kryeqytetit. Ai iu përgjigj në mbledhje e sotme të Këshillit Bashkiak akuzave të PD, teksa deklaroi se arsyeja e këtyre sulmeve nga opozita është moslejimi i pallateve të Bashës në truallin ku do të ndërtohet ky terminal.

 

Article Logic
Execution time: 0.0041351318359375