INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Klani i Bajrëve'. Të plotfuqishmit e Brukselit që u 'rrëzuan' nga një agjent

'Klani i Bajrëve'. Të plotfuqishmit e Brukselit që u 'rrëzuan' nga një agjent

Publikuar më: 16:13 27-09-2018

Mediet belge shkruajnë për Safet Bajrin, të njohur si Safet Rustemi dhe bandën e tij, dhe për kërcënimet, trafikun e drogës dhe prostitucionin që ata organizonin në Bruksel.
“Nëse nuk paguan, do të përdhunoj vajzën 12-vjeçare”.
Ky ishte kërcënimi i Safet Rustemit, 33 vjeç, kur pronari i një kafeneje në Bruksel fillimisht nuk pranoi të përkulej para mafies shqiptare. Më në fund, ai pagoi, si thuajse të gjithë në qendër të kryeqytetit. E njëjta histori në dhjetëra kafene në Schaerbeek, Koekelberg, Molenbeek, Anderlecht dhe Ganshoren, shkruante para pak ditësh gazeta e Antverpës. Në vjeshtën e vitit 2014, klani Rustemi mori nën kontroll botën e nëndheshme në Bruksel. Ata janë katër: Iliri, Bardhyli, Seadi dhe bosi, Safeti. Së bashku me një tjetër kushëri ata njihen edhe si Daltonët e Dobraçit, një lagje famëkeqe në qytetin verior të Shkodrës në Shqipëri. Një burim gjyqësor konfirmoi për gazetën se emri i tyre lidhet me më së paku 40 vrasje.
“Pa humbur shumë kohë, Daltonët u bënë të plotfuqishëm në Bruksel. Dy shqiptarë u zhdukën pa gjurmë pas një mosmarrëveshje. Pasuan edhe përplasje me armë. Klani furnizonte gjysmën e Brukselit me kokainë dhe prostituta, pronarët e kafeneve druheshin nga kërcënimet e tyre. Megjithatë drejtësia arriti t’i mposhtë pas një infiltrimi,” shkruante gazeta.
“Në Shqipëri është ndezur debati për këtë çështje, ndërsa disa thonë se fundi i bandës erdhi për shkak të një agjenti belg, që fliste rrjedhshëm shqip dhe që ishte infiltruar brenda organizatës në Belgjikë. Burimet nga qarqet e sigurisë belge thonë se ai është një specialist në fushën e krimeve seksuale, me njohje të mira të bandave shqiptare,” shkruan gazeta belge LeVif. Sipas saj maxhoranca shqiptare akuzon Belgjikën, për vonesën e dokumentacionit. Gjithashtu media shkruan se Safet Bajri, akuzohet për 40 vrasje, ndërsa mbi të rëndon akuza për vrasje me paramendim, armëmbajtje pa leje, organizim lotarish ilegale, pastrim parash, gjobëvënie, zhvatje, trafik dhe prodhim lëndësh narkotike. Belgjika kërkoi pesë muaj për të dërguar informacion në lidhje me dënimin e kriminelit Safet Rustemi – emri i tij i vërtetë Safet Bajri -, i cili lejoi klanin e tij të kryente krime të rënda, përfshirë vrasjet, tha zëvendësministri i brendshëm shqiptar Besfort Lamallari.

Article Logic
Execution time: 0.0037291049957275