INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pronarët pa shpresë. Sytë nga Strasburgu, qeveria lobon për zvarritjen e vendimeve [VIDEO]

Pronarët pa shpresë. Sytë nga Strasburgu, qeveria lobon për zvarritjen e vendimeve [VIDEO]

Publikuar më: 16:17 27-09-2018

Shoqatat e pronarëve akuzojnë qeverinë se përmes letërkëmbimeve drejtuar Strasburgut, tenton që të zvarrisë publikimin e vendimeve për 111 çështje që janë në shqyrtim nga gjykata evropiane e të drejtave të njeriut.
Myrshit Vorpsi:
Unë kam frikë që ndërhyrjet e qeverisë shqiptare kanë qenë evidente. Letërkëmbimi ishte kjo. Avokatura e shtetit i kërkonte Strasburgut që mos të shqyrtonte 111 çështjet.
Kjo ka sjellë edhe vendimmarrjen e qeverisë, e cila publikoi në gusht faturën për kompensimin financiar të ish pronarëve, e cila është shumë larg asaj që parashikon gjykata e Strasburgut.
Myrshit Vorpsi:
“23 milion që ofron qeveria shqiptare,111 në zbatim të ligjit që nuk është më pak se 400 milion euro që vlerësohet në Strasburg.
Por qeveria ka parashikuar dhe një mënyrë të re kompensimi, e cila për pronarët jo vetëm që është e papranueshme por dhe antikushtetuese.
Myrshit Vorpsi:
“E gjithë struktura ka patur për qëllim uljen e vlerës së kompensimit për pronarët si dhe ta shtyjë në kalendar greke, detyrimin që ka shteti shqiptar”
Në këto kushte sytë dhe shpresa e vetme për pronarët është gjykata e Strasburgut.

Article Logic
Execution time: 0.0035488605499268