INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shefi i policisë qëllohet për vdekje në jug të Francës

Shefi i policisë qëllohet për vdekje në jug të Francës

Publikuar më: 15:43 27-09-2018

Një shef policie u sulmua për vdekje në qytetin Rodez, në jug Francës. Pascal Filoé u godit tre herë me thikë në mes të rrugës, nga një personi njohur për policinë. Filoé ka vdekur nga plagët e marra në spital, pak kohë pasi ka ndodhur sulmi. Kryetarja e Bashkisë së qytetit, Rodez, Christian Teyssèdre, i tha agjencisë së lajmeve AFP, se Filoe ishte baba i tre fëmijëve. Mediet franceze raportuan se qeni i personit të dyshuar për krimin ishte larguar nga ai një javë më parë. Kjo gjë më pas është thënë se ka ndikuar që i dyshuari të kërcënojë disa zyrtarë të qytetit. "Sulmuesi ishte i njohur për policinë dhe më 11 prill kishte dëmtuar derën e qytetit", tha kryebashkiakja.

Article Logic
Execution time: 0.0029020309448242