INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zyrtare/ Njihuni me gjyqtarët dhe formacionet e përballjes Kukësi –Tirana

Zyrtare/ Njihuni me gjyqtarët dhe formacionet e përballjes Kukësi –Tirana

Publikuar më: 14:57 10-02-2019

Ditën e sotme Kategoria Superiore do të luajë edhe 3 takime të tjera të vlefshme për javën e 21-të të saj.
Në Kamëz do të luhet supersfida mes Kukësit dhe Tiranës. Një sfidë mjaft e fortë, pas formës së treguar nga dy skuadrat javët e fundit.
Kujtojmë se pak ditë më parë Tirana kërkoi në FSHF arbitër me stemën e FIFA-s për këtë takim dhe FSHF i plotësoi kërkesën duke dërguar Hamitin.

Kukësi –Tirana 14:00

Arbitër: Eldorjan Hamiit
Asistent: Ridiger Cokaj
Asistent: Emigers Ganxhi
Arbitër i katërt: Rudin Preca
Pas porte: Indrit Myrtja, Juxhin Xhaja

Ekipi i Cungut vjen pas fitores me Flamurtarin në transfertë, ndërsa lufton për të mos iu shkëputur më shumë Partizanit, që ditën e djeshme fitoi. Nga ana tjetër, bardheblutë e Memës kanë marrë pikë me vlera javët e fundit, por ende nuk janë shkëputur plotësisht nga zona e ftohtë.

FORMACIONET

KUKËSI(3-4-3): Frashëri, Teqja, Krasniqi, Shameti, Cuculi, Rrumbullaku, Ethemi, Dzaria, Rroca, Kordeiro, Shkurtaj. (Stol: Basha, Çyrbja, Xhemaili, Rexhinaldo, Limaj, Maliki, Rama). Trajner: Armando Cungu

kuksi.jpg


TIRANA(4-3-3): Abibi, Doka, Turtulli, Imami, Hoxhallari, Karabeci, Daja, Hasani, Greca, Ngo, Halili. (Stol: Lika, Atinga, Kobina, Muça, Kërçiku, Goxha, Maveje). Trajner. Ardian Mema

ti.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0024421215057373