INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zv.ministrja e Shëndetësisë sqaron skemën e re të ndihmës ekonomike: Eleminohen abuzimet

Zv.ministrja e Shëndetësisë sqaron skemën e re të ndihmës ekonomike: Eleminohen abuzimet

Publikuar më: 17:59 10-02-2018

Zëvendësministja e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Bardhylka Kospiri në një deklaratë për mediat ka sqaruar procesin e shtrirje së skemës se re të ndihmës ekonomike në 9 qarqet e vendit.

Kjo skemë e re ka në bazë të saj vetëdeklarimin nga familjet aplikuese para administratorit vetëm me një mjet identifikimi, të dhënat e të cilëve hidhen në një sistem elektronik dhe kalojnë në një proces verifikimi me sistemet e tjera online, të tatimeve, zyres se punesimit, te hipotekave, drejtorisë së transportit, sigurimeve shoqërore, etj, për vërtetësinë e tyre.

Procesi më pas vijon me verifikimin e situatës në terren.
Kjo skemë sqaron Kospiri u konceptua për të eleminuar subjektivizmin dhe abuzimet, si pasojë e të cilave, shumë familje nuk mund të përfitonin pagesën e ndihmës ekonomike. Ndërkohe që familje të tjera e përfitonin pagesën PA TË DREJTË.

Pasi u pilotua në 3 qarqe, Tiranë, Durrës dhe Elbasan, aktualisht skema e re e ndihmës ekonomike sapo ka nisur të shtrihet në 9 qarqet e tjera të vendit.

'Nëpërmjet kësaj skeme nuk rritet artificialisht numri i përfituesve të ndihmës ekonomike por targetohen më mirë familjet e varfraNë këtë skemë janë përfshirë një numër i konsiderueshëm aplikuesish të rinj, të cilët më parë, edhe pse ishin familje në nevojë, nuk mund te aplikonin, për shkak te kritereve përjashtuese që kishte skema e vjetër, të cilat sot jane hequr.

Por sigurisht që ka familje të cilat për shkak të mosarritjes së pikëve në sistem, nuk janë përfshirë në skemën e re edhe në rastet kur nuk janë abuzues" u shpreh zv.ministrja.

Megjithatë, edhe pas verifikimeve sqaron zvministrja nëse familjet në nevojë të cilat nuk plotësojnë kriteret për të qenë pjesë e skemës sipas sistemit elektronik, do të kenë mundësi të përfitojnë nga fondi që tashmë bashkitë kanë marrë për ti mbështetur këto familje.

Article Logic
Execution time: 0.0036330223083496