INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pagat e pedagogëve, Nora Malaj: Nuk ka justifikim, s’keni parë gjë akoma

Pagat e pedagogëve, Nora Malaj: Nuk ka justifikim, s’keni parë gjë akoma

Publikuar më: 17:35 10-02-2018

'Kjo që po ndodh sot është një dështim i paralajmëruar dhe tashmë asnjë ndjesë nuk mund të justifikojë këtë situatë. Mos nxjerrja e paktës së akteve nën ligjore , do të vërtetojnë thënien : “Skeni parë gjë akoma’ është ky reagimi i ish zv. Ministres së Arsimit Nora Malaj sa i përket çështjes se pedagogët ende nuk kanë marrë pagat.

Malaj deputete e LSI-së e cila është po ashtu anëtare në Komisionit paralementar të Arsimit shprehet se ligji arsimit të lartë ka hyrë në fuqi për rreth 3-vite dhe brenda 6 muajve duhet që VKM-të të ishin hartuar edhe të niste zbatimi i tyre dhe nuk ka justifikim për vonesën e nxjerrjes së akteve nënligjore.

Pedagogët janë shprehur se kanë 10 ditë pa marrë pagat ndërsa ministrja Arsimit Nikolla në reagimin e saj u shpreh se kërkon ndjesë dhe se do të merren masat.

Postimi i Nora Malaj në Facebook
“Për t’i thirrur kujtesës , ligji i Arsimit të Lartë që ka hyrë në fuqi për rreth 3-vite , më 22.07.2015 është botuar në fletoren Zyrtare. Brenda 6- muajve duhet që VKM të ishin hartuar dhe të fillonte zbatimi i tyre, duke lejuar që ligji të zbatohej. Kjo që po ndodh sot është një dështim i paralajmëruar dhe tashmë asnjë ndjesë nuk mund të justifikojë këtë situatë. Mos nxjerrja e paktës së akteve nën ligjore , do të vërtetojnë thenien : “Skeni parë gjë akoma!”

Article Logic
Execution time: 0.0026419162750244