E kemi thënë gjithmonë se Prishtina është një alternativë super për të shpenzuar fundjavën. Në veçanti kur bëhet fjalë për t'i thënë mirupafshim për këtë vit ambjentit gjigand veror të ZoneClub. Dhe jo një mirupafshim dosido por një event special nën emrin e Dubfire. Një projekt ndërkombëtar i suksesshëm i muzikës techno, i krijuar nga DJ dhe producenti Ali Shirazinia, pjesë e dyshes së famshme Deep Dish. Me pak fjalë, një e premte perfekte për veshët, mendjen, dhe trupin tuaj!
Ora: 23:00
Data: 30 Shtator
Telefon: 045222284
Vendodhja: Zona Industriale, Prishtinë








28 Dec 2025 





