INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zjarri rrezikon shtëpi dhe biznese në Lushnje

Zjarri rrezikon shtëpi dhe biznese në Lushnje

Publikuar më: 09:50 26-09-2018

Situatë e rënduar në Lushnje. Një zjarr i fuqishëm ka rënë mëngjesin e kësaj të mërkure në Lushnje, ku ka përfshirë kodrën e Allprenajt.
Era e fortë favorizon flakët e zjarrit që të përhapen edhe më tej. Në vendngjarje kanë shkuar forca policie dhe zjarrfikës.
Sipas raportimeve paraprake, ende nuk është ndërhyrë si pasojë e terrenit të vështirë. Ndërkohë raportohet se nga flakët e zjarrit rrezikohen disa banesa dhe biznese, bëhet e ditur nga vendngjarja. Sipas të dhënave të para mësohet se zjarri ka shpërthyer mëngjesin e sotëm dhe ka përfshirë disa hektarë me ullishte.
VIJON

Article Logic
Execution time: 0.0039570331573486