INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zjarr i fuqishëm në Itali, mbyllen shkollat

Zjarr i fuqishëm në Itali, mbyllen shkollat

Publikuar më: 09:37 25-09-2018

Situatë e rëndë në Itali. Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë gjatë natës malin Serra në provincën e Pizës duke shkaktuar evakuimin e dhjetëra banorëve të territorit përreth.
Sipas të dhënave nga autoritetet vendase thuhet se zjarri ka nisur rreth orës 22:00 të natës së shkuar dhe era e fortë që ndërron drejtim vazhdimisht ka vështirësuar punën e skuadrave të zjarrfikësve. Për t’ju ardhur në ndihmë zjarrfikësve nga toka janë angazhuar edhe 3 helikopterë Canada air, por ata nuk kanë mundur të ngrihen për shkak të erës së fortë.
Shumica e banorëve të komunës Calci janë larguar nga banesat e tyre duke u strehuar në palestrën komunale. Për momentin nuk ka persona të plagosur, por paniku e frika është mjaft i lartë. Shkollat janë të mbyllura e kryetari i komunës së Calci i ka bërë thirrje qytetarëve të tij të braktisin banesat e të grumbullohen në pikat e strehimit të ngritura nga bashkia.

Article Logic
Execution time: 0.0036518573760986