INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zjarri i përmasave të mëdha në Milot, flakët i afrohen Rrugës së Kombit

Zjarri i përmasave të mëdha në Milot, flakët i afrohen Rrugës së Kombit

Publikuar më: 14:13 28-08-2018

Një zjarr në Milot po rrezikon banesat e kësaj zone.

Bëhet me dije se zjarri është nisur nga disa banorë për të djegur disa kallamishte por që era e fortë i ka përhapur flakët duke e nxjerr jashtë kontrollit.

Mësohet se në vendngjarje kanë mbërritur 3 zjarrfikëse por terreni i vështirë dhe kushtet atmosferike po ua bëjnë të vështirë.

Flakët po arrijnë deri në Rrugën e Kombit.

Article Logic
Execution time: 0.0034840106964111