INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Azilantët e refuzuar nga Gjermania kanë dhe një shans të dytë me ligjin e ri

Azilantët e refuzuar nga Gjermania kanë dhe një shans të dytë me ligjin e ri

Publikuar më: 13:59 28-08-2018

Gjermania brenda disa muajve do ta ketë një ligj për emigracionin me të cilin do të rregullohen edhe ardhjet e fuqisë punëtore nga vendet që janë jashtë Bashkimit Evropian, ku bëjnë pjesë edhe Kosova edhe Shqipëria.
Ministria e Brendshme ka paraqitur një koncept prej 11 pikash që mundëson kërkimin e vendeve të punës aty.Ky propozim do të gjendet këtë javë edhe në zyrën e Kancelares Angela Merkel e cila është kthyer tanimë në punë, e më vonë pritet të marrë formën e ligjit.
Por debati është hapur që tani, e një prej propozimeve që ka shkaktuar tensione është mbi mundësinë që vende pune në Gjermani të kërkojnë edhe refugjatët dhe azilkërkuesit që tani janë në Gjermani, e kjo prek edhe shumë shqiptarë.
Por a ka mundësi që edhe shqiptarët që kanë kërkuar azil atje të fitojnë të drejtën e punës?
Kryeministri i Landit të Zarës, nga partia CDU e Angela Merkel ka propozuar që azilkërkuesit e refuzuar por që janë integruar në shoqëri, pra kanë mësuar gjuhën dhe kanë bërë ndonjë kualifikim atje, të fitojnë të drejtën për tu integruar në tregun e punës.
Pra nëse kanë gjetur një punë atje, të kenë të drejtën të mbeten në Gjermani./dw/

 

Article Logic
Execution time: 0.0037031173706055