INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zjarret djegin 167 ha, Çako: Të qëllimshme, pushteti vendor përgjegjësi kryesor

Zjarret djegin 167 ha, Çako: Të qëllimshme, pushteti vendor përgjegjësi kryesor

Publikuar më: 14:21 25-03-2019

Zjarret e rëna ditët e fundit në vend janë të qëllimshme dhe të vëna nga dora e njeriut. Në një deklaratë për mediat, Drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako tha se në nga fillimi i marsit deri tani janë djegur 167 hektarë. Çako drejtoi gishtin nga autoritetet vendore, pasi nuk kanë marrë asnjë masë. Ai gjithashtu kishte edhe një paralajmërim për ata që neglizhojnë punën.

Dhjetëra vatra zjarri kanë përfshirë sipërfaqe të shumta, në disa njësi administrative në thuajse të gjitha prefekturat. Prej datës 3 Mars e deri më sot ,janë konstatuar 69 vatra zjarri, të cilat kanë djegur 167 hektarë. Për 22 ditë janë djegur sipërfaqe me kullota, pemëtari dhe pyje, të konsideruara si zona të mbrojtura duke sjellë pasoja shumë të mëdha si në ekonomi ashtu edhe në mjedis. Çako: Sipas analizës së EC kjo situatë është e qëllimshme. Të gjitha vatrat e zjarrit janë ndezur nga dora e njeriut.

Me keqardhje vërejmë se autoritetet vendore mjaftohen vetëm me konstatimin e problemit apo kërkesat për ndërhyrje nga ajri. Autoritetet vendore heshtin, kur bëhet fjalë për marrjen e masave parandaluese për raste të tilla apo për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësive të shkaktarëve të zjarrit. Për të gjithë ata drejtues vendorë të cilët bëjnë veshin shurdh ju rikujtoj ligjin për “Për emergjencat civile , “Ligjin për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimi”, si dhe të gjitha akteve të tjera ligjore dhe nënligjore. Pushteti vendor është përgjegjësi direkt për organizimin e masave parandaluese, ruajtjen e sipërfaqeve pyjore dhe kullotave dhe identifikimin e vatrës fillestare dhe autorëve me përgjegjshmëri maksimale.

Çdo neglizhencë në këtë drejtim ju ngarkon me përgjegjësi të drejtpërdrejtë, pasi rrezikohen të krijohen precedentë të rrezikshëm që cënojnë sigurinë e komunitetit dhe pasurisë së përbashkët kombëtare. Kërkojmë nga Policia e shtetit dhe Prokuroria një bashkëpunim më efikas në identifikimin, ndalimin dhe arrestimin e të gjithë autorëve të zjarrvënieve me dashje dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore. Strukturat e EC dhe MZSH në bashki dhe prefektura duhet jo vetëm të angazhojnë kapacitete e tyre, por edhe të sensibilizojnë e ndjekin në kohë marrjen e informacionit në fazën fillestare të konstatimit të vatrës së zjarrit.

Article Logic
Execution time: 0.0036449432373047