INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ferri në Kaliforni, 71 të vdekur dhe mbi 1000 të zhdukur

Ferri në Kaliforni, 71 të vdekur dhe mbi 1000 të zhdukur

Publikuar më: 13:06 17-11-2018

Vijon të jetë dramatike situata në Kaliforni e cila është shkrumbuar nga zjarret e pak ditëve më parë.

Më shumë se 1000 persona raportohen të zhdukur ,ndërsa bëhet e ditur se 71 të tjerë kanë humbur jetën.

Ndërkohë, dëmet e shkaktuara nga zjarret janë të mëdha, ku mijëra shtëpi janë shkrumbuar nga flakët.

Brenda 24-orëve lista e të zhdukurve u rrit në mënyrë të frikshme, nga 631 në 1011 persona.

Autoritetet bëjnë thirrje për ruajtje të qetësisë duke theksuar se numri i viktimave pritete të rritet.

Nga ana tjetër, ekspertët përmendin një sërë shkaqesh për zjarret, që nga shtimi i popullsisë, dështimi i pajisjeve e deri tek ndryshimet klimatike. Ata thonë se zjarret shkatërrimtare të këtij viti sinjalizojnë se situata të tilla mund të përkeqësohen edhe më tej.

Article Logic
Execution time: 0.0043129920959473