INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U zhduk përpara një viti, gjendet nëndetësja me 44 të vdekur

U zhduk përpara një viti, gjendet nëndetësja me 44 të vdekur

Publikuar më: 12:29 17-11-2018

Zbulohet në Atlantik nëndetësja argjentinase një vit pas zhdukjes së saj.

Bëhet fjalë për nëndetësen San Juan dhe mediat raportojnë se ajo u zbulua në Atlantik.

Ajo ishte zhdukur nga data 15 nëntor 2017 dhe në bord ishin 44 persona, përfshi edhe një grua.

Ministria e mbrojtjes dhe marina argjentinase ka njoftuar se objekti 60 metra i gjatë është identifikuar nga anija private amerikane Ocean Infinity, e cila që nga shtatori i kaluar ka punuar për kërkime me një kontratë të zgjeruar deri në shkurtin e ardhshëm dhe ka dërguar mini-nëndetëset e saj në 800 metra thellësi.

Nëndetësja u gjet në shtratin e detit jashtë gadishullit Valdes .

Kishte 44 njerëz në bord, të gjithë të vdekur. Nëse objekti do të gjendje brenda dy javësh, atëherë ekuipazhi do të të kishte shpëtuar.

Article Logic
Execution time: 0.0037879943847656