INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zjarr i madh në Fushë-Krujë, flakët PËRPIJNË pyllin me shpejtësi

Zjarr i madh në Fushë-Krujë, flakët PËRPIJNË pyllin me shpejtësi

Publikuar më: 18:05 24-02-2019

Një zjarr ka përfshirë pyllin me pisha dhe ullinj të fshatit Barkanesh afër Krujës pak momente më parë.

Mësohet se zjarri është përhapur me shpejtësi për shkak të erës dhe flakët janë nisur drejt fshatit Zgërdhesh.

Dyshohet se zjarrvënia është e qëllimshme ndërkohë bëhet me dije se fatmirësisht nuk rrezikohen shtëpitë.

Gjithashtu raportohet se shuarja e flakëve është e vështirë pasi forcat zjarrfikëse nuk mund të shkojnë në vendngjarje për shkak të terrenit të thyer.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036420822143555