INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zhgënjen Ajeti me deklaratën e tij: ‘’Nuk mendoj të luaj për Shqipërinë''!

Zhgënjen Ajeti me deklaratën e tij: ‘’Nuk mendoj të luaj për Shqipërinë''!

Publikuar më: 12:59 10-09-2018

Albian Ajeti, vëllai i mbrojtësit të kombëtares sonë, Arlindit në një konferencë për shtyp është shprehur se nuk e ka diskutuar ndonjëherë që të luajë për Shqipërinë, pasi nuk ishte në planet e tij.
"“Për mua Shqipëria nuk ka qenë asnjëherë temë diskutimi. Unë kam dashur gjithmonë të luaja për ekipin kombëtar të Zvicrës, edhe në vitin 2011”- ka thënë 21-vjeçari, i cili ka marrë edhe pasaportën shqiptare. Madje Ajeti më tej ka shtuar se gjithmonë e ka pasur ëndërr që të luante Zvicrën. Ndërsa kujton fëmijërinë e tij kur ishte pjesë e akademisë së Bazelit, Ajeti tha: "Unë isha ai që mblidhte topin pas pankinës dhe e dija se një ditë do të jem edhe unë fushë”.
21-vjeçari e nisi mbarë debutimin e tij me përfaqësuesen zvicerane, ku shënoi edhe gol në fitoren ndaj Islandës.

Article Logic
Execution time: 0.0035459995269775