INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Zhdukja e një gruaje në transmetim LIVE, video që ka pushtuar internetin

Publikuar më: 11:13 18-03-2016

Një grua në aeroport që merr bagazhet e veta dhe krejt papritur zhduket sikur të mos kishte qenë kurrë aty. Kjo është “gjëegjëza” në e fundit në rrjet. Pamjet janë marrë nga një intervistë e transmetuar në televizionin danez.

Gjatë një interviste në aeroport për programin “Sports Center” në kanalin “Denmark TV2”, një grua me flokë të verdhë duket në sfond teksa bisedon me një udhëtare tjetër. Por në kohën kur kjo e fundit merr bagazhet për t’u larguar, flokëverdha zhduket.

Këto pamje kanë ndezur diskutimet në “Reddit”, ku përdoruesit hedhin teori nga më të ndryshmet lidhur me zhdukjen e papritur të gruas.

Disa thonë që ajo mund të ketë qenë fantazmë, të tjerë thonë se mund të ketë qenë jashtëtokësore. Por një gjë është e sigurt: i intervistuari do të  mbahet mend gjatë falë gruas në sfond.

Article Logic
Execution time: 0.0020179748535156