INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kapet anakonda më e madhe në botë

Publikuar më: 11:36 18-03-2016

Gjarpri më i gjatë në botë është 17 metra dhe jeton thellë në xhunglën e Amazonës.

Lajmi bëhet i ditur nga "BBC", në një dokumentar që pritet të publikohet të dielën. Krijuesi i dokumentarit bashkohet me një familje fisnore në një zonë të largët të Ekuadorit, ku sfida më e madhe e banorëve të fisit të xhunglës është kapja dhe më pas lirimi i një anakonde gjigante.

Anakonda është specia më e rrezikshme që jeton në Amazonë. Fisi “Waorani” beson se ajo u jep fuqi të madhe shpirtërore. Kapja dhe më pas lirimi i anakondës më të madhe pa e dëmtuar, atë është demonstrim i trimërisë së banorëve të fisit. Këta njerëz janë mësuar të jetojnë me kafshët, duke krijuar edhe mite për to, si ai i këtij gjarpri gjigant.

Article Logic
Execution time: 0.0034089088439941