INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

500 mijë dollarë për t’u dukur si kukulla Barbie

Publikuar më: 11:32 17-03-2016

Një nënë e pesë fëmijëve  ka shpenzur 500 mijë dollarë në operacione plastike për ta transformuar veten në një kukull Barbie të jetës reale.

42-vjeçarja Nannete Hammond nga Cincinnati, Ohio ka bërë 3 ndërhyrje në gjoks, lip fillers, botoks, gjysmë makeup të përhershëm, lyerje flokësh si dhe rritje thonjsh. Për ta vazhduar më tej ajo ka dhe një makinë rozë si të Barbie.

Fotot e saj të postuara në Instagram, janë të gjitha të realizuara nga fëmijët e saj që ka sëbashku me bashkëshortin Dave Hannah, 16 vjeç, Giovanni 15 vjeç, Sophia 12 vjeç, Alex 10 dhe Antonio 5 vjeç.

“ E di që nënat e tjera flasin prapa shpinës time por nuk më intereson. Le të thonë çfarë të duan për paraqitjen time, nuk më shqetëson aspak. Dave dhe fëmijët e mi janë shumë krenarë për mua dhe atë që kam arritur përmes operacioneve plastike. Ata mendojnë se duken bukur. Jeta ime është më e mirë se e Barbie-t tani”- shprehet ajo për Daily Mail.

Nannete, e fiksuar pas Barbie nuk do ndalojë ndërhyrjet e saj derisa të jetë 70 vjeç.

Article Logic
Execution time: 0.0033872127532959