INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

E turpshme! Ja se çfarë bëjnë këta futbollistë ...

Publikuar më: 14:44 16-03-2016

Në Cheltenham Festival, i njohur prej shekujsh për garat e kuajve, ku luhen miliona sterlina baste, por edhe ku marrin pjesë elita e vendit, u shënuan disa incidente.

Fillimisht, dy futbollistë profesionistë, Samir Carruthers, 22 vjeç dhe James Collins, 25 vjeç, nxorën organet gjenitale dhe urinuan brenda në gotat e tyre.

Më pas, përmbajtjen e gotës e hodhën nga ballkoni i lozhës së tyre private mbi turmën që po ndiqte garat shkruan e përditshmja më e madhe online në Britaninë e Madhe, Daily Mail, ironizon atë që ndodhi në një prej festivalëve më të mëdhenj sportivë në Angli...

Jo vetëm kaq, por modelet Jessica Hayes dhe Katie Salmon u fotografuan duke nxjerrë gjoksin jashtë për turmën poshtë.

Policia thotë se këto janë incidente të shpifura, por thotë se nuk ka nisur një hetim.

Ndërkohë drejtuesit e festivalit thonë se i kanë ndaluar ata që të vijnë më aty.

Article Logic
Execution time: 0.0037329196929932