Ai është shpallur i zhdukur prej një dite. Po flasim për futbollistin Emiliano Sala që ndodhej në avionin, i cili supozohet të ketë rënë mbi kanalin e La manshit.
Në ditën e djeshme policia dha deklaratën se : “Nëse kanë zbritur mbi ujë shanset për mbijetesë janë mjaft të vogla.” Policia tha se kishte marrë të gjitha masat për kërkimin e ekuipazhit, duke nisur helikpoterë, anije dhe barka lundruese në zonën ku dyshohet se mund të jetë zhdukur.
Kërkimet prej dy ditësh janë pezulluar përkohësisht dhe shpresat janë zbehur goxha. Autoritetet njoftuan se kërkimet do ndërpriten deri të nesërmen me lindjen e diellit.
“Kemi gjetur disa objekte që lundronin në det dhe besojmë se mund të kenë lidhje me aksidentin, por nuk gjetëm as një person aty afër në atë zonë. Dielli është zhdukur dhe ne kemi pezulluar kërkimet për sonte, deri në ditën e nesërme. Ndoshta mund të kemi lajme të reja”








20 Dec 2025 





