INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Krenaria e Shqiptarisë, Majlinda Kelmendi merr një tjetër medalje dhe ngre flamurin kosovar në Tel Aviv

Krenaria e Shqiptarisë, Majlinda Kelmendi merr një tjetër medalje dhe ngre flamurin kosovar në Tel Aviv

Publikuar më: 20:08 24-01-2019

Majlinda Kelmendi ka fituar një tjetër medalje. Kosovarja që na ka bërë krenare nëpër botë me medaljet e saj në “Lojërat Olimpike” tashmë ka dalë triumfatore në “Grand Prix” të zhvilluar në “Tel Aviv”, duke marrë medaljen e artë.

Ajo ka mposhtur në finale, izraeliten Gili Kohen, në kategorinë deri në 52 kilogramë, duke rrëmbyer kështu medaljen e parë për këtë vit.

Para se të mbërrinte në finale, Majlinda Kelmendi mposhti plot katër xhudiste. Bëhet fjalë për Tetiana Shukvani nga Gjeorgjia, zviceranen, Fabiene Koçer, si dhe rumunen Andria Çitu.

majlinda65-492x350.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.003903865814209